Ky është një projekt bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP).
Fushata informuese ka për qëllim të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes për qytetarët e Kosovës sa I përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahemtaj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe Koordinatori për Zhvillim i OKB-së dhe Përfaqësues Rezident i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, të cilët do të mbajnë fjalime për të hapur zyrtarisht fushatën.