24,10,2025

Lamtumirë Barcelona, kalon në Kinë? (Foto)

Must Read

messineymar

Ylli i Barcelonës, Dani Alves, mund të largohet nga klubi për t’u transferuar në Kinë.

Braziliani Dani Alves ka marrë një ofertë të majme nga Kina, gjersa ai po e konsideron të ardhmen e tij me klubin katalan.

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës ka marrë një ofertë multi-milionëshe nga Kina, përcjell Gazeta Blic nga “Goal.com”

Alves nënshkroi kontratë të re me Barcelonën verën që shkoi, dhe ai ka kaluar tetë vite me klubin nga ‘Camp Nou’

Por, braziliani kohëve të fundit nuk ka qenë pjesë e përbërjes së parë të 11-shes së Barcelonës këtë sezon, me Enriquen i cili po preferon lojtarët si Alex Vidal apo Sergi Roberto në vend të tij.

32-vjeçari është në kontratë edhe për një vit me Barcelonën, por është kontaktuar nga një klub shumë i pasur kinez, dhe mund ta përfundojë karrierën në Azi. /Gazeta Blic/

alves1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img