18,05,2024

Laçi fiton në fund dhe kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Must Read

Laçi ka bërë surprizën në Europa League duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj qipriotëve të Anorthosis, ndërsa në ndeshjen e parë ishin mundur 2-1.
Edhe pse në letër ishin pikërisht qipriotët favoritë, Laçi ka befasuar të gjithë duke triumfuar në takimin e kthimit.
Ndeshja po shkonte në barazim pa gola, ku në minutën e 88 Uzuni bëhet heroi i Laçi duke shënuar golin e kualifikimit.
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare në Europa League, Partizani dhe Luftëtari.
Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, Partizani u mund 1-0 nga Maribori i Sllovenisë, ndërsa Luftëtari pësoi një humbje të thellë në transfertën letoneze ndaj FK Ventspils.

Laçi në turin e dytë të Europa League! pic.twitter.com/UyolzBblPz
— Shpendi (@ShpendThaci96) July 19, 2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img