Labinot Tahiri publikon këngën e re “Faleminderit për ditët e mira”

Postuar më:
spot_imgspot_img

Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Faleminderit për ditët e mira” titullohet kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari vjen me një paraqitje mjaft elegante dhe unike.