18,05,2024

Labinot Tahiri i gatshëm që t’ia jap çdo muaj nga 500 euro këtij klubi

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është shprehur i pakënaqur me gjendjen në të cilën po kalon klubi i Superligsë, KF.Ferizaj.
Ndonëse me vështirësi financiare, Labi është zotuar se është i gatshëm që t’i jap nga 500 euro çdo muaj për klubin e vendit të tij.
“Jam shumë i lumtur, nëse Ferizaj avancohet edhe më shumë në Futboll, sepse kemi djem te mirë që shkëlqejnë në arenën tonë të Futbollit. Paratë ato që mund të tubohen, nuk keqpërdorën asnjë cent”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Futbolli ynë, në mëshirën e Zotit!!
FERIZAJ!
Mbase nuk po ka mundesi nga organet kompetente që të gjejnë një zgjidhje pêr ta financuar Klubin tonë të mrekullueshem tê Ferizajit, në Futboll, unë jam i gatshëm qê me e hapur një kontonumêr( fondacion) me qëllim që mos të mbetet Ferizaj i yni, pa trajner, e pa financa.
Jam i gatshëm që çdo muaj nga honorari im i rrogës, të i dhuroj nga 500EURO.
Jam shumë i lumtur, nëse Ferizaj avancohet edhe më shumë në Futboll, sepse kemi djem te mirë që shkelqejnë në arenen tonë të Futbollit.
Paratë ato që mund tëtubohen, nuk keqperdorën asnjë cent.
E di qe kemi vllezër e motra edhe nga Diaspora që duan ta shohin duke shkelqyer Ferizaji ynë, por, edhe në përgjegjesi Futbolli në Kosovë.
Me vjen keq qe jeni pa trainer.
Labi juaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img