11,09,2025

Ky ilaç ju shpëton nga ataku kardiak

Must Read

Një medikament i ri që “shkrin” yndyrën që ndërtohet brenda arterieve është quajtur “një zbulim i madhe” në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

Ai ka qenë mjaft i suksesshëm dhe në sprovat për trajtimin e kancerit të gjirit dhe diabetit, dhe tashmë shkencëtarët e Aberdeen University kanë zbuluar se mund të rrisë shëndetin kardiovaskular.

Vetëm një dozë e Trodusquemine e testuar tek minjtë me sëmundjen e atherosclerosis, një sëmundje që shkakton më shumë atak kardiak dhe infarkt, ka sjellë mjaft ndryshime. Kjo sëmundje i bën arteriet të mbushen me substanca yndyrore të quajtura pllakëza, që me kohën ngushtojnë arteriet tuaja.

Shkencëtarët thanë se ky ilaç “imiton” efektet e ushtrimeve fizike dhge aktivizon një enzimë mbrojtëse. Ajo gjithashtu pengon dhe një tjetër enzimë që shkakton inflamacionet e tejzgjatura dhe vështirëson arteriet.

Ekspertët thonë se këto gjetje mund të reduktojnë ndjeshëm vdekjet, duke pasur parasysh se në rang global sëmundjet e zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve, duke vrarë plot 17.7 milionë njerëz në vit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img