Hulumtimi i ri i botuar në revistën “Nature Medicine” shpjegon se si një hormon i quajtur asprosinë, shkakton urinë në tru. Gjetjet mund të ndihmojnë për të trajtuar obezitetin dhe mbipeshën.
Dr. Atul Chopra, një gjenetist mjekësor dhe asistent profesor i gjenetikës molekulare dhe njerëzore dhe i biologjisë molekulare dhe qelizore në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor, Houston, autor korrespondent në studim shpejgon arsyet.
Hulumtimi i mëparshëm i udhëhequr nga Dr. Chopra zbuloi hormonin për herë të parë. Hulumtuesit gjetën pastaj se hormoni gjenerohet nga yndyra dhe se rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke udhëtuar drejt mëlçisë dhe “duke i thënë” që të lirojë glukozën në gjak.
Dhe tani, Dr. Chopra dhe kolegët e tij kanë treguar se hormoni gjithashtu ndikon në hipotalamusin e trurit, duke rregulluar oreksin dhe peshën, transmeton Indeksonline.
Studimi i asprosinës dhe oreksit
Kur hormoni u zbulua së pari në 2016, Dr. Chopra analizoi vetëm dy pacientë me një çrregullim gjenetik shumë të rrallë të quajtur sindromi i progeroidëve neonatalë (NPS). Një nga simptomat e sëmundjes është dobësia ekstreme, pasi trupi nuk është në gjendje të grumbullojë yndyrë.
Hulumtuesit ishin në gjendje të identifikojnë një mutacion gjenetik që është përgjegjës për një mangësi në asprosin.
Si asprosina kontrollon ‘urinë’ e neuroneve?
Pastaj, Dr. Chopra dhe kolegët administruan asprosinën në minj, në një përpjekje për të parë ndikimin e saj në oreksin e kafshëve dhe studionin qarqet e trurit të përfshira.
“Ne ishin në gjendje të ndryshonim oreksin e ulët thjesht duke administruar asprosinën tek minjtë,” shpjegon Dr. Chopra. Në mënyrë domethënëse, studiuesit zbuluan gjithashtu se hormoni stimulon dy lloje të neuroneve.
“Ka dy lloje të neuroneve të përfshira në kontrollin e oreksit. Një lloj, neuronet AgRP, stimulojnë oreksin, ndërsa lloji tjetër, neuronet POMC, e shtypin atë. Asprosina punon në të dy llojet e neuroneve në një mënyrë të kundërt; ajo aktivizon neuronet AgRP stimuluese të oreksit dhe e çaktivizon neuronet e POMC-it që shtypin oreksin “, tha Chopra./Indeksonline/