26,12,2024

Ky grabitës në Tiranë u bë horë me armën e tij

Must Read

Kur kishte kaluar një orë e gjysmë nga mesdita e sotme një i ri mësyu me pistoletë lodër pranë kazinosë më të afërt me kryqëzimin e “21 dhjetorit” në Tiranë, për të grabitur aty një shumë të vogël parash që ishin mbledhur deri në atë kohë.

Deri në fazën e përgatitjes gjithçka dukej se po shkonte sipas planit të grabitësit, pasi askush nuk e dalloi dot pistoletën lodër, por skena pasuese ishte e denjë për filmat komikë. Në ikje e sipër, autorit të “grabitjes” i’u ça pistoleta në dysh dhe goglat u përhapën mbi dysheme. “Pati nga ata klientë që u shkrinë gazit nga kjo skenë, ndonëse kishin humbur shuma të mëdha parash në kazino”-thanë burimet policore për gazetën “Shqip”.

Përsa i përket dëshmisë së punonjësit të kazinosë, të njëjtat burime shprehen se atij iu desh shumë kohë të merrte veten nga tronditja, pasi ishte trembur së tepërmi. “Në çastet e para, sapo hyri në derë i m’u drejtua mua dhe më kërkoi paratë që kisha me vete.

Më kërcënoi se do të më vriste me pistoletën që e mbante drejt meje”-është shprehur punonjësi për oficerët e komisariatit nr 2 që kryen veprimet e para hetimore. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shuma e marrë nga autori i ngjarjes varion nga 10 deri në 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa po përllogaritet vlera e saktë.

Kur ndodhi kjo ngjarje, në kazinonë “Apex” që ndodhet përbri kryqëzimit të “21 dhjetorit” në kryeqytet, ndodhej një numër i vogël lojtarësh dhe përgjatë çasteve të grabitjes qesharake pati më tepër momente groteske sesa dramatike. Madje, referuar të njëjtave burime policore, disa “të fiksuar” pas lojërave të fatit, nuk e kishin kuptuar fare se ç’kishte ndodhur, deri në momentet kur në sallën e lojërave kishin hyrë policët, që u lajmëruan nga punonjësit e kazinosë.

Nga ana tjetër, punonjësit e bizeseve përreth i thanë gazetës “Shqip” se nuk kishin dalluar ndonjë gjë të veçantë, përveç një djaloshi që doli me vrap nga dera e kazinosë. “Ishte një djalë diku 25 vjeç, me rroba sportive që kaloi me vrap këtu dhe për pak minuta erdhi policia. Nga lajmet e mora vesh që kishte ndodhur grabitje”-thotë një shitëse aty pranë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img