Në ditët e sotme duket se fëmijët janë tepër të rrezikuar nga problemet që mund të shfaqin në aspektin emotiv. Për të konfirmuar këtë ka mjaftuar fjala e ekspertëve dhe studimeve të kryera përgjatë 15 viteve të fundit. Sipas tyre fëmijët në ditët e sotme janë tepër të rrezikuar nga problemet e shëndetit mendor apo të rrezikuar për t’u prekur nga ADHD e cila konsiderohet si një mungesë që fëmija ka në përqëndrim si duke qënë tepër aktiv (hiperaktiv).
Fatkeqësisht fëmijët janë duke u rritur në një ambient dhe në një stil jetese që po e drejton zhvillimin e trurit të tij në anën e gabuar.
Cilët janë faktorët problematikë?
• Prindërit nuk janë tepër prezentë në jetën e fëmijës;
• Fëmijët nuk kanë limite në disa gjëra të caktuara dhe mungojnë rregullat e qarta;
• Ata nuk mësojnë nga prindërit se cilat janë përgjegjësitë që kanë;
• Nuk ushqehen dhe flejnë në mënyrën e duhur;
• Nuk luajnë mjaftueshëm në ambient të hapur;
• Nuk bëjnë mjaftueshëm shoqëri dhe kjo ndikon në jetën sociale.
Të gjitha këto janë zëvendësuar nga:
• Prindërit e fokusuar tek pajisjet dixhitale dhe rrjetet sociale;
• Prindër aq tolerantë sa mund t’i jejojnë fëmijës edhe të drejtojë “botën”;
• Një ushqyerje jo e mirë dhe jo e ekuilibruar shpesh si pasojë e neglizhencës së prindit;
• Jetë tepër sedentare, pra shumë pak ose aspak sport;
• Përkujdesje nga ana e dados, pajisjet teknologjikë në cdo moment në dorën e fëmijës, lavdërime të menjëhershme edhe kur nuk është nevoja.
Mendoni se një fëmijë mund të rritet në një ambient kaq të pashëndetshëm? Sigurisht që jo! Nëse edhe ju ndiqni zakonet e mësipërme duhet të ndryshoni menjëherë./Burimi ”përnënat.al”
Must Read