Koci i është drejtuar kësaj medie më një reagim ku thuhet se të gjitha informatat që janë botuar në këtë të përditshme për Haradinajn janë të pavërteta dhe në ato shkrime është denigruar dinjiteti njerëzor i Haradinajt.
“Studimi i “Blic” ka nxitur reagimin e publikut dhe politikanëve të Prishtinës. Avokati i Ramush Haradinajt, Arainati Koci, i ka dërguar një përgjigje të përditshmen “Blic””, shkruan media në fjalë, transmeton lajmi.net.
“Dy artikujt: ‘Si klani Haradinaj kontrabandoi armë përmes Serbisë dhe fitoi me miliona euro?’ dhe ‘Kreu i policisë në Novi Sad mbron klanin shqiptar’, të publikuara në të përditshmen “Blic” mbi Ramush Haradinjan janë krejtësisht akuza të pasakta dhe jo të vërtetë. z. Ramush Raradinaj nuk është “kriminel lufte nga Kosova”, “trafikant armësh”, “udhëheqës i një prej klaneve më të fuqishme kriminale në Kosovë” dhe “udhëheqës i organizatës terroriste të UÇK-së”, ku më pas sipas pretendimeve ai ka lidhje edhe me grupet e shtetit islamik dhe me sulmet që janë kryer në Kumanovë”, thuhet në përgjigjen e Kocit.
Koci i drejtohet kësaj medie, se këto akuza janë krejtësisht të pavërteta dhe e dëmtojmë rëndë moralin njerëzor dhe karakterin e Ramush Haradinajt, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, kryetari i partisë politike “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një shtetasi me famë dhe i respektuar, politikanë dhe udhëheqësi, i cili nuk ka të bëjë me kontrabandë armësh, shtetit islamik, dhe grupe të tjera të ngjashme.
Në reagimin e Kocit më tej thuhet, se e gjithë përmbajtjen e teksteve të botuara është absolutisht e pasakta dhe paraqeset një raport të keq për reputacionin e familjes së Ramush Haradinajt. /Lajmi.net/
.