28,04,2024

Ky është prokurori që u korruptua me 18 mijë euro

Must Read

43­-vjeçari nga Shkodra rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV­në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.

Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako në çështjen e përdorimit të pajisjes së përgjimit. Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ishkreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha.

Braho ka qenë dhe pjesë e task­forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH­në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img