15,09,2025

Ky është projekti “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj (Video)

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu një nga premtimet e tij kryesore ka pasur projektin “Bashkimi i qytetit” .
Me të marrë mandatin qeverisës, kryetari Aliu me ekzekutivin i kanë hyrë punës dhe tani kompania e cila ka fituar tenderin për hartimin e projektit detal ka publikuar se si do të dukej plani i bashkimit të qytetit të Ferizajt.
Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i ka thënë Ferizajpress se në këtë projekt është duke u punuar shumë dhe kryetari Aliu është I vendosur në realizimin e tij.
“Pas kryerjes së projektit detal, pritet që së shpejti të kryhen edhe proceduar tjera të parapara me ligj, dhe sipas dinamikës së paraparë pritet që realizimi I këtij projekt të filloi nga fundi I muajit gusht të këtij viti” ka thënë Bytyqi.

Sipas parallogaritjeve bëhet e ditur që ky projekt ka një kosto prej 6 milion eurosh, e I cili më në fund do të zgjidh problemin e ndarjes së qytetit të Ferizajt.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img