Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë fundjavës do ketë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje të intensitetit të ulët e deri mesatar.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferikë. Këto masa të ajrit të cilat do ta përfshijnë vendin tonë do të krijojnë kushte që pasditen e së shtunës dhe ditën e diele të ketë reshje të intensitetit te ulët e deri mesatar”, shkruan IHMKl.
Pjesa jugperëndimore dhe perëndimore e vendit do të jetë me reshje me intensive meqë në ato pjesë vranësirat do të jenë më të dendura .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.
Temperaturat më te ulëta do të regjistrohen të dielën meqë edhe reshjet parashihen të jenë pak sa ma intensive se ditën e shtunë.
Era do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.