nstituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se mot me diell dhe vranësira të pjesëshme do të mbretërojë gjatë pesë ditëve në vijim.
Sipas IHMK-së, të enjten ka mundësi që vende- vende të kete riga të dobëta shiu .
“Këto riga pak sa ma të theksuara pritet të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Vlerat minimale të temperaturave gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17 gradë diten e hënë e deri 23-25 gradë Celsius ditëve tjera të javës”
” Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, dominues do të jetë drejtimi verior dhe jugperendimor, shpejtesia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.” bën të ditur ky institut.