29,03,2024

Ky është Hashim Thaçi i LDK-së

Must Read

thaci-030416_2288

Emrin e mbajnë të njëjtë por nga pikëpamjet e tyre politike dallojnë shumë. Është ky Hashim Thaçi, i LDK’ së, i cili mban emrin e njëjtë me ish-kreun e PDK-së, tanimë president në ardhje.

Emrin që mban Hashim Thaçi i LDK’së, thotë se më shumë ia ka parë sherrin se sa “hajrin”. Sherrin më të madh, emrit që mban ia pa para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, ku shpesh herë i ishte rrezikuar edhe jeta e tij. Ai tregoi se letërnjoftimin nuk kishte guxuar ta merrte asnjëherë me vete, pasi që i figuronte emri Hashim Thaçi.

“Më kujtohet kur është dënuar si student dhe u shua rilindja, atëherë të gjithë mendonin që unë jam ai Hashim Thaçi. Nuk kaloj shumë kohë dhe ajo u kuptua, sepse edhe unë kam qenë një prej atyre në ekstrem që kemi qenë kundër pushtetit. Në kohën e luftës, letërnjoftimin as që e merrja me vete sepse si e shihnin emrin Hashim Thaçi, këta vetëm e lypnin, kaloj edhe ajo….. Çdoherë është dashur të ruhem, të mos e tregoj letërnjoftimin në kohën e bombardimeve dhe të luftës. Kurrë nuk kam guxua me marrë letërnjoftimin, jam frikësuar me pas letërnjoftimin e Hashim Thaçit se Hashim Thaçi ka qenë i ndjekur”, tha ai.

Falë emrit që mban, Hashim Thaçi i LDK-së, kishte shpëtuar nga dënimi i policisë disa herë. Kur Policia e Kosovës kishte dashur ta dënonte për parkim pa leje, me të parë emrin e tij, ata ia kishin falur dënimin.

Në një rast tjetër, po ashtu me Policinë e Kosovës, Thaçi tregon se gjithashtu kishte shpëtuar nga dënimi falë emrit të tij.

Për gjendjen aktuale politike në Kosovë, Hashim Thaçi i LDK’së tha se nuk po sheh zgjidhe. Ai tha se u takon partive në pozitë dhe opozitë që të lëshojnë pe dhe të punojnë për popull, e jo për interesa personale. Ai gjithashtu tha se me disa deklarata thumbuese për opozitën të cilat i ka bërë kreu i partisë së tij, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa nuk është i kënaqur.

Por sa i përket emrit të tij të cilin mban, ai tha se shpesh herë i kanë thënë ta ndërrojë, por ky kishte vendosur ta mbante, pasi që ishte edhe më i madh në moshë dhe e kishte më herët.

Hashim Thaçi i LDK’së është njëri ndër themeluesit e degës së tretë të Presidentit Ibrahim Rugova në Lidhjen Demokratike të Kosovës./KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img