28,04,2024

Ky është fjalimi i Vlora Çitakut në OKB që impresionoj nënat e Srebrenicës (Video)

Must Read

Dje, Srebrenica shënoi 21 vjetorin e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ku forcat serbe vranë më shumë se 8000 burra boshnjakë.

Në këtë ditë të shënuar, gratë e Srebrenicës kanë kritikuar ashpër ambasadoren boshnjake në Nju Jork, Mirsada Çolakoviq, e cila sipas tyre nuk ka guxuar ta përmend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjenocidin që ka kryer Serbia në Srebrenicë.

Mirëpo, gratë e Srebrenicës i janë shprehur mirënjohjes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit e ka përmendur dhe dënuar ashpër gjenocidin në Srebrenicë, transmeton lajmi.net.

“Ambasadorja Çolakoviq nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid. Përderisa zonja Çolakoviq ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së. Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën”, thuhej në reagimin e grave të Srebrenicës.

Lajmi.net sjell sot fjalimin e Çitakut në Këshillin e Sigurimit që impresionoj nënat boshnjake. /Lajmi.net/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cmolt–KEI0?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img