Sulmuesi i talentuar, Ardit Hoxhaj, ka zgjedhur skuadrën ku do të vijojë karrierën e tij futbollistike.
Sulmuesi vlonjat do të luajë në kampionatin kosovar ku do të luajë me fanellën e skuadrës së Ferizajt.
Hoxhaj në prani dhe të menaxherit të tij është prezantuar tek klubi i Ferizajt
Hoxhaj është një lojtar që ka luajtur me shume klube të njohura në Kategrinë Superiore si, Flamurtari, Skenderbeu, etj.
Ky transfer i Hoxhajt u përcjell edhe nga mediat shqiptare të cilat këtë e quajtën si një përforcim me vlera.
“Tek Ferizaj, Hoxhaj është një përforcim me vlera, për ta ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat e klubit” ka shkruar edhe gazeta TemA.
Në të kaluarën e tij futbollisti vlonjat është aktivizuar me Flamurtarin, Korabin, Bylisin. 24-vjeçar ka qenë pjesë e Skënderbeut prej vitit 2016.
Angazhimin e Hoxhajt në klubin Ferizajas e ka mirëpritur edhe kryetari i KF Ferizaj, Mustafa Grainca,i cili këtë e ka quajtur si të rëndësishëm për klubin ferizajas.
“Klubi ynë, arriti marrëveshje tejet të rëndësishme, me njërin nga fubollistët më të spikatur të klubit futbollistik ” Skenderbeu”, nga Korça, Bëhet fjalë për futbollistin, ARDIT HOXHAJ.Më këtë përforcim, klubi ynë, po hynë në fazēn e fundit të kampionatit, më i kompletuar si asnjëherë më parë” ka thënë kryetari i klubit Ferizaj, Mustafa Grainca