Ferizaj. 11.11.2018. Volejbollistët e KV Ferizaj i janë rikthyer garave të riorganizuar dhe shumë të përgatitur. Ata në lojën që po tregojnë në këtë sezon kanë bërë të ditur së kthimi në elitën e volejbollit, në Superligën e Kosovës, është i pashmangshëm.
Në ndeshjen e mbrëmshme volejbollistët e KV Ferizaj kanë mundur ekipin KV Drenasi me rezultat 3:1 në sete.
Por nuk është vetëm fitorja e mbrëmshme që këta lojtar treguan se janë në formë të mirë.
Për KV Ferizaj kjo është ndeshja e pestë në këtë sezon dhe të gjitha të fituara.
Pas fitores së mbrëmshme tani gjenden në pozitën e parë të tabelës së klasifikimeve në kuadër të Ligës së parë të Kosovës me 15 pikë të tubuara.
Ndryshe edhe më parë nga ky ekip kanë dal emra të njohur të volejbollit kosovarë të cilët sot janë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës , klubeve elitare të Kosovës si dhe jashtë vendit.
Udhëheqësit e klubit janë të bindur që KV Ferizaj do të vazhdoj traditën e përgatitjes së talentëve të rinj, rrugë kjo e trasuar nga themeluesi dhe ish trajneri i klubit Jusuf Bytyqi.