29,04,2024

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Must Read
NATO

Ai falënderoi Kuvendin e Shqipërisë për votimin. Disa nga deputetët kërkuan, në fjalën e tyre, edhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Malin e Zi. Në votimin në parim u regjistrua edhe një abstenim.

Traktati i Atlantikut të Veriut, si dokumenti kryesor themelues i NATO-s, në nenin 10 të tij parashikon mënyrën e anëtarësimit të vendeve të reja në këtë Aleancë. Ky nen parashikon në mënyrë të qartë se, vendimi për anëtarësimin e shteteve të reja merret me unanimitet, nga ana e shteteve anëtare.

Për këtë qëllim zyra ligjore e NATO-s hartoi protokollin mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, i cili, u nënshkrua nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s me datë 19 maj 2016, në kuadër të Ministerialit të Jashtëm të Aleancës. Protokollet e anëtarësimit, nga pikëpamja ligjore, konsiderohen protokolle shtesë të Traktatit të Atlantikut të Veriut (Traktat i Uashingtonit, 4 prill 1949).

Nënshkrimi i këtij protokolli dhe ratifikimi nga parlamentet e 28 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe i Parlamentit të Malit të Zi, do të mundësojë pranimin e Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut të Veriut, duke e bërë kështu Malin e Zi anëtarin e 29-të të NATO-s.

Në përputhje me nenin 10 të Traktatit, Mali i Zi bëhet Palë në datën kur depoziton instrumentin e saj të aderimit tek Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky Protokoll hyn në fuqi kur secila nga Palët e Traktatit të Atlantikut Verior ka njoftuar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin e saj.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës informon Palët e Traktatit të Atlantikut Verior mbi datën e marrjes së këtij njoftimi, si dhe datën e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli. Ky Protokoll, ku tekstet në gjuhën angleze dhe frënge janë njëlloj autentike, depozitohet në Arkivat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kopjet e njësuara me Protokollin dërgohen nga Qeveria e SHBA-ve tek Qeveritë e të gjitha Palëve të Traktatit të Atlantikut Verior.

The post Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img