29,04,2024

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert në Ditën e Evropës

Must Read

 

Vizitorët, kryesisht nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme nga Tirana dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, shprehën interesimin e tyre për t’u njohur më nga afër me Kuvendin e Shqipërisë, me funksionet dhe veprimtarinë parlamentare.

Sipas një komunikate të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të këtij interesimi, të pranishmëve në Ditën e Dyerve të Hapura për Kuvendin, iu përcoll i gjithë informacioni i kërkuar përmes materialeve të ndryshme edukuese në audio, video dhe broshura informative.

“Mbresat më të mira nga kjo vizitë, u lanë në përfundim të saj, nga të rinjtë në Librin e Përshtypjeve. Dita e Dyerve të Hapura në Kuvendin e Shqipërisë, nisi sot në orën 10’00 paradite për ta mbyllur në orën 18’00. Në këtë orar, Salla e Seancave Plenare u vizitua nga 1200 vizitorë dhe fluksi më i madh i tyre i përket harkut kohor nga ora 13’15 – 14’15”, thuhet në komunikatë.

The post Kuvendi i Shqipërisë hap dyert në Ditën e Evropës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img