29,11,2024

Kuvendi i Kosovës përkujton ngjarjen e para 26 vjetëve

Must Read

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, u shënua 26-vjetori i Deklaratës kushtetuese, aktit të parë juridik që përmblidhte aspiratën e pavarësisë nga shteti okupues.

Në këtë solemnitet që u mbajt nën përkujdesjen e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, ishin të pranishëm ish-deputetë të cilët shpallën Deklaratën kushtetuese, deputetë të përbërjes aktuale kuvendore dhe mysafirë të tjerë e familjarë të ish-deputetëve.

Kryetari Veseli me këtë rast theksoi se në këtë Kuvend janë marrë vendime të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, që kanë përcaktuar rrjedhat dhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në 40 vitet e fundit. Njëri nga këto vendime të rëndësishme, theksoi Veseli, padyshim ka qenë edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990.

Kryekuvendari Veseli përshkroi kontekstin historik në të cilën ndodhej Kosova dhe rajoni, duke theksuar se atëherë kishte filluar procesi i pashmangshëm i dezintegrimit, duke filluar me masat e dhunshme për të suprimuar Kushtetutën e vitit 1974, sikundër aktiviteti dhe aspirata e lëvizjes tonë kombëtare për shkëputje të plotë të Kosovës nga Federata jugosllave.

“Në rrethanat e kohës, Deklarata e 2 Korrikut shprehte këtë aspiratë popullore. Ajo e bënte të paligjshëm agresionin kushtetues kundër Kosovës të ndërmarrë nga Serbia në vitin 1989 dhe krijonte premisat e platformës së pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur vendi ynë në ato vite të kthesave të mëdha botërore”, theksoi kryetari Veseli.

Ky ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor, shtoi kryetari i Kuvendit, vizion që qëndroi në themele të rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, por edhe në themele të politikës së sotme të shtetit të Kosovës, prej të cilit nuk është hequr dorë e nuk do të hiqet as sot. Më tej, kryetari Veseli foli për prioritetet aktuale të institucioneve të Kosovës, duke qenë vazhdimësi e traditës më pozitive të të kaluarës tonë politike.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë shtetin tonë, sistemin tonë demokratik, vlerat që përfaqëson Kushtetuta jonë, sundimin e ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e komuniteteve dhe shoqërinë sekulare, zhvillimin ekonomik mbi parimet e ekonomisë së tregut të lirë. Ne nuk kemi tjetër përgjigje, sepse jemi dhe do të mbetemi përgjithmonë vend evropian, fizikisht dhe shpirtërisht”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img