03,07,2025

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Must Read

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Kuvendit Komunal si dhe disa drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë mbledhjes, drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, propozoi që të dalë në diskutim publik Draft-Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Gjithashtu u propozua edhe nxjerrja në diskutim publik e Draft-Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për planet ndërkomunale të menaxhimit të mbeturinave, që përfshijnë komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Shtërpcë dhe Kosovë.

Ndërkohë, drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi, paraqiti propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit nr. 01/147, të datës 25.09.2017, për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017–2025 të Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje u prezantua edhe raporti financiar për periudhën janar–mars 2025.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, paraqiti propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për NPL “Ambienti” SH.A., për shfrytëzimin e njësive kadastrale 2025-0, 1038-0 dhe 1039-2 në Z.K. Ferizaj. Po ashtu, ai propozoi dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së ngastrave kadastrale 719-0 dhe 715-2, 715-3, 704-0, 708-0 dhe 714-0 në Z.K. Cernille.

Në mënyrë unanime u votua edhe plotësim-ndryshimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime” në Ferizaj (nr. 60/23, datë 21.12.2023), në lidhje me dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale nr. 638-0 në Z.K. Zaskok.

Ndërkohë, në rend dite ishte paraparë të diskutohet edhe propozim-vendimi për lirimin nga pagesa të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimet në Spitalin Rajonal të Ferizajt, QKMF dhe institucionet tjera shëndetësore, por kjo u shty për diskutim në një mbledhje tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img