15,05,2024

Kuvendi do të diskutojë për vazhdimin e gjendjes së krizës

Must Read
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozimet për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe për zgjedhje të zëvendësve të avokatit të popullit, si dhe propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështje nga sfera e Integrimit evropian, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Minsitria për Integrim Evropian.

Në rend dite të mbledhjes janë edhe propozim vendimet për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, për emërim të kryetarit të Komisionit për zgjidhje të ankesave në fushën e energjetikës, për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacion, për emërim të kryetarit të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor dhe për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionti Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë. /Telegrafi/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img