Grupi hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë të firmës ‘Eurocopter’ dhe amerikanë, do të bëjnë të mundur analizimin e kutisë së zezë, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ajror.
Kutia e zezë u nxor dje në gjendje të dëmtuar për shkak të përplasjes së helikopterit me sipërfaqen e ujit. Megjithatë, deri tani mësohet se helikopteri i Forcave të Armatosura kishte problem në pjesën e bishtit.
Nisur nga kjo gjë, dy pilotët u munduan ta ulnin helikopterin mbi liqen, duke menduar se do të hapeshin jastëkët që do ta mbanin mjetin fluturues mbi sipërfaqen e ujit.
Por, jastëkët nuk u hapën dhe regjistrimet e kutisë së zezë do të zbulojnë shkaqet se çfarë ndodhi në të vërtetë, si dhe bisedat e pilotëve. I gjithë helikopteri nuk është nxjerrë ende nga thellësia e liqenit, por vetëm disa pjesë të bishtit dhe motorit.
The post Kutia e zezë: Fjalët e fundit të pilotëve appeared first on Lajminet.