27,12,2024

Kutia e zezë: Fjalët e fundit të pilotëve

Must Read

Kutia-e-zezë-e-helikopterit-650x358

Dje u nxor nga thellësia e liqenit të Shkodrës kutia e zezë e helikopterit EC 145, i cili u rrëzua disa ditë më parë, duke lënë të vdekur dy pilotët dhe plagosur një ushtar që ndodhej në bord.

Grupi hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë të firmës ‘Eurocopter’ dhe amerikanë, do të bëjnë të mundur analizimin e kutisë së zezë, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ajror.

Kutia e zezë u nxor dje në gjendje të dëmtuar për shkak të përplasjes së helikopterit me sipërfaqen e ujit. Megjithatë, deri tani mësohet se helikopteri i Forcave të Armatosura kishte problem në pjesën e bishtit.

Nisur nga kjo gjë, dy pilotët u munduan ta ulnin helikopterin mbi liqen, duke menduar se do të hapeshin jastëkët që do ta mbanin mjetin fluturues mbi sipërfaqen e ujit.

Por, jastëkët nuk u hapën dhe regjistrimet e kutisë së zezë do të zbulojnë shkaqet se çfarë ndodhi në të vërtetë, si dhe bisedat e pilotëve. I gjithë helikopteri nuk është nxjerrë ende nga thellësia e liqenit, por vetëm disa pjesë të bishtit dhe motorit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img