15,11,2024

Kushtetuesja rrëzon Shukri Xhelilin, në Dibër do të ketë zgjedhje

Must Read
Shukri Xhelili

Vendimi eshte njoftuar sot ne faqen e Gjykates Kushtetuese. Kështu, Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit qarkullues të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra pas skandalit seksual.

Kështu, Gjykata Kushtetuese shkruan në një njoftim të sajin se “pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”.

Kjo do të thotë se në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të saj. Shukri Xhelili u përfshi në një videoskandal me një punonjëse të Bashkisë së Dibrës. Ky i fundit u filmua nga kamera e fshehtë e vajzës në mjetin e tij, teksa i kërkonte favore seksuale vajzës në këmbim të rritjes në detyrë. Madje, ai e dërgon edhe në hotel vajzën dhe më pas ajo refuzon të shkojë me tej. Rasti i tij tronditi mbarë opinionin publik.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img