10,01,2026

Kush është ministri i skandaleve seksuale për të cilin flet Berisha?

Must Read

Ai ka postuar në “Facebook” një karikaturë ku duket një zyrtar shtetëror që pret vajza për punësim dhe në vend të tavolinës ka një shtrat,

Një komentuese i ka tërhequr vëmendjen:

“U bë legjendë Shukriu doktor. Mendoj se boll vëmendje i kushtuat. Të pacipëve iu rritet reputacioni sa më shumë t’i përmendësh,” shkruan Klodiana Hilaj.

Por ish-kryeministri i është përgjigjur duke u shprehur se “Shukri Xhelili është lule në krahasim me disa ministra të qeverisë, sa i përket punësimeve”.

“Mirëmëngjesi Klodiana, tabloja është me shume logo e punësimit te partisë siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu qe ne atë karrige mund te vendosesh fare lehte disa ministra te aleancës se qelbësirave, zyrtar të tjere te larte te saj. Une ne parlament i thash deputetit siçilist te Dibres se Shukriu esht lule krahasuar me keta qe jane te ulur pas meje fjala ishte per disa ministra qe shkelin çdo kod etik moral ne punesime,me respekt,S.B”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

The post Kush është ministri i skandaleve seksuale për të cilin flet Berisha? appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img