25,04,2024

Kurti protestonte kundër çmimeve të rrymës, sot thotë se rryma në Kosovë kushton lirë

Must Read

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se qytetarët po shpenzojnë shumë energji elektrike, edhe për shkak se ajo u kushton lirë. Në opozitë, partia e tij thoshte se duhej të mbrohej interesi i qytetarëve e të mos rriten çmimet e rrymës, e madje edhe protestonte në rrugë për këtë çështje.Kryeminsitri Kurti nuk foli sot në Kuvend si socialdemokrati i opozitës dikur, që ishte gjithmonë kundër shtrejtimit të rrymë dhe gjithmonë kundër shpërndarësit privat të rrymës.Duke njoftuar se “kriza energjetike po na troket në derë”, Kurti tha se Kosova po blen shtrenjtë rrymë dhe po ua shet atë shumë lirë qytetarëve.

“Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Ai tha se “konsumi është i kollajshëm”, me një theks kritike për qytetarët që tha se po shpenzojnë shumë energji elektrike.“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha kryeministri.Në prill të vitit 2015, LVV-ja, AAK-ja e Nisma kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për ta kundërshtuar, mes tjerash, edhe çmimin e lartë të rrymës.

Mungesa e konsensusit për ta futur në rend të ditës atëherë një peticion të nënshkruar nga 35 mijë qytetarë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e kishte bërë LVV-në, AAK-në e Nismën që të lëshonin mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Glauk Konjufca, atëherë deputet, kishte thënë se mospërfillja e peticionit të qytetarëve shpërfaqte mungesën e kujdesit ndaj mirëqenies dhe standardit të populatës

.“Ajo e prek qytetarin e varfër të Kosovës i cili po përballet dita ditës me problemet më ekzistenciale të mundshme. Tash përveç halleve të shumta që i kemi, përveç ikjes masive të qytetarëve, përveç shtrenjtimit të mallrave të ndryshme, po duan t’ia shtojnë edhe një hall më shumë qytetarit të Kosovës e ky është shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike”, kishte thëmë më 14 prill 2015, tani kryeparlamentari Glauk Konjufca.Për këtë çështje, rreth shtatë vjet më parë, LVV-ja akuzonte Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, KEDS-in e KESCO-n.

“Nga Tryeza me temë “Çmimi i energjisë – problemet dhe parregullsitë – masat që duhen marrë”, nga e cila u nxorr përfundimi që Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESKO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, shkruhej në një postim të LVV-së.

Në fillim të këtij muaji, kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën.Mundësitë financiare, KEDS-i thotë se janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta për importimin e energjisë elektrike.“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e KEDS-it.Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), disa ditë u ka dërguar mesazhe qytetarëve, duke i apeluar ta kursejnë energjinë elektrike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img