06,02,2025

Kurti pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, flasin për dialogun!

Must Read

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është pritur nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ku Kurti shprehu qëndrimet e LVV-së në lidhje me procesin e dialogut, duke theksuar nevojën për një raport dhe vlerësim mbi 33 marrëveshjet e arritura deri më sot me Serbinë.
Komunikata e Vetëvendosjes:
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, janë pritur sot në takim në Ambasadën e Italisë nga Ambasadori Piero Cristoforo Sardi, dhe zyrtarja për media, Arjeta Halitaj.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin. Ndër të tjera, Kryetari Kurti shprehu gjithashtu edhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me procesin e dialogut duke theksuar nevojën për një raport dhe vlerësim mbi 33 marrëveshjet e arritura deri më sot me Serbinë, pasi, siç tha ai, “Nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”.
Ai më tej shpjegoi nevojën për një platformë me parime dhe objektiva të qarta për Kosovën, platformë e cila do mund të nxirrej përmes zhvillimit të një dialogu të brendshëm me aktorët e ndryshëm socialë, ekonomikë dhe politikë në Kosovë. Për më shumë, u theksua fakti që dialogu me Serbinë nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si Presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës.
Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sqaruan se si zgjedhjet janë zgjidhja që do të mundësonte tejkalimin e krizës institucionale të krijuar në Kosovë dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e vendit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img