08,11,2025

Kurrë mos pini ujë pas ushqimit djegës, por qumësht (Video)

Must Read

Në videon e plasuar më poshtë, shpjegohet ndjenja djegëse, e cila shkaktohet nga materia e quajtur kapsaisin, që zakonisht gjendet në speca.

Po që se keni ngrënë ndonjëherë ushqim, që nuk e keni ditur se është i djegës, sigurisht që e keni ndjerë nxehtësinë në gojë.

 Kjo materie detektohet nga receptorët në gjuhë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit, që në organizëm ka hyrë diçka e pazakontë.Trupi reagon me djegësi, duke u munduar që të eliminojë këtë material të padëshirueshëm, transmeton Telegrafi.

Por, pse uji e nxitë djegësinë në gojë, teksa qumështi e eliminon?

E tëra është tek përbërësit. Kapsaisina ka një varg molekular jo polar, njëjtë sikur qumështi.

Kur këto bëhen bashkë, kthehen në materie tjetër jo polare.

Nëse pini ujë, atëherë kapsaisina shpërndahet, duke bërë që të keni djegie edhe më të mëdha. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img