05,05,2024

Kur transferimet në Kosovë realizoheshin me lopë

Must Read

Trajneri kosovar Emin Bajrami e kujton kohën kur në Kosovë realizoheshin transfere interesante.
‘Timonieri’ aktual i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte një lojtarët më të spikatur të ligës së Kosovës.
Ku ishte Emini, nuk mungonin golat.Në vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit derisa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.
Bajrami në vitin e parë fitoi 1 mijë euro kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruar një lopë me viç.
“Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, ka deklaruar Emin Bajrami për Insporti.
Ai gjatë karrierës si futbollist është dalluar për golat e tij të bukur.
Bajrami e mban rekordin me shtatë gola të shënuara në një ndeshje në futbollin kosovar.
Emin Bajrami
 
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img