26,11,2024

Kur LSDM-ja e Zaevit nuk e votoi pavarësinë e Kosovës në 2008 (DOKUMENT)

Must Read

Portali TetovaSot ka arritur të sigurojë se si deputetët e kuvendit  të Maqedonisë kanë votuar për të njohur Kosovën si shtet të pavarur ku shihet qartë se shumë deputet të LSDM-së si Makraduli, Sheqerinska, Buçkovski  kanë votuar të përmbajtur dhe shumë të tjerë nuk kanë marrë pjesë në votim  vetëm e vetëm për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Ky akt për shqiptarët ka qenë historik dhe njohja e Kosovës nga Maqedonia sikur i çliroi shqiptarët e Maqedonisë për tu lidhur më afër me vëllezërit kosovarë.

Ndryshe LSDM-ja parazgjedhjeve parlamentare të 11 Dhjetorit vazhdonte të thirrej se do ta bëjë gjuhën shqipe dhe shqiptarët e Maqedonisë do të jenë të barabartë me maqedonasit në këtë shtet, pas zgjedhjeve lideri Zoran Zaev vazhdon të heshtët për të gjitha fjalët qi kishte thënë në fushatë dhe për platformën shqiptare ku kërkohet gjuha shqipe të jetë zyrtare në Maqedoni.

Edhe pse LSDM-ja arriti ti mashtrojë shumë shqiptarë për t’ju marrë votën ajo njihet si parti antishqiptare ku vite me parë siç nxori dokumente edhe CIA, në kohën e LSDM-së shteti i Maqedonisë i kishte ndihmuar Serbisë së Millosheviqit, në kohën e LSDM-së kanë ndodhur raste edhe më tragjike për shqiptarët që thuajse asnjëherë nuk do të harrojnë Gostivarin e 97-së ku çizmja e Fërçkovskit me policinë serbe  mbuloi me gjak shqiptarët e Gostivarit.

zega1 zega2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img