04,10,2024

Kur Elie Wiesel kërkonte dënimin e Millosheviqit për krimet në Kosovë (Video)

Must Read

I mbijetuari i Holokaustit, aktivisti për të drejtat dhe autori i librit të famshëm “Nata” ishte vënë në anën e Kosovës dhe botës demokratike kur në vitin 1999 këtu po kryheshin masakra të tmerrshme nga regjimi i Millosheviqit.

Wiesel ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në një ligjëratë-pjesë e një serie të ligjëratave të organizuara nga Klintonët.

Aty, Wiesel përgëzon SHBA-në dhe NATO-n që kishin intervenuar për të mbrojtur Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Elie Wiesel, ka vdekur në moshën 87 vjeçare, ka njoftuar mbrëmë memoriali izraelit i Holokaustit, Yad Vashem.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Qytetin e Nju Jorkut, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë shpallur.

Pjesa ku flitet për Kosovën, në videon e mëposhtme, fillon prej minutës 33:50.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yVnVHW3MGoQ&w=100&h=375]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img