26,11,2024

“Kumanova”, ministri Çavkov paralajmëron hetime

Must Read
Grupi i Kumanoves ne Gjykate

 

Shefi i policisë maqedonase, e pranon se ekzistojnë raste kur keqpërdoret detyra zyrtare megjithatë, ai zotohet se do të kërkoj zgjidhje sistemore për të parandaluar keq trajtimin e të akuzuarve gjatë transportit.

“Çdo ankesë apo çdo sinjal për keq përdorim të detyrës së policisë, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për person të dyshuar apo preson që është i akuzuar për sjellje të keqe të policisë, ne sigurisht do ti hetojmë ankesat edhe atë në një periudhë sa më të shkurtë kohore. Kur paraqiten kohë pas kohe ankesa të tilla ne patjetër do të duhet që të mendojmë edhe për një zgjidhje sistemore , për mënyrën procedurën dhe standardin e transportit të dyshuarve nga vendi kur privohet nga liria deri në stacionin policor , nga stacioni policor në gjykatë në burg , pasi që me të vërtete duam që ti eliminojnë këto keqpërdorime në proces të këtilla ”, tha Mitko Çavkov, ministër i Punëve të Brendshme.

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës, që nga fillimi i procesit gjyqësorë kundër tyre janë ankuar se gjatë transportit janë keqtrajtuar nga pjesëtarët e njësive speciale, ndaj të cilëve ende nuk është ndërmarrë asnjë masë. Ndërkohë, të enjten ka vijuar seanca gjyqësore kundër të arrestuarve në Lagjen e Trimave me ç’rast janë lexuar dëshmitë e dëshmitarët të mbrojtur që i kanë dhënë kohë më parë.

The post “Kumanova”, ministri Çavkov paralajmëron hetime appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img