26,12,2024

Kujdesuni për shëndetin tuaj

Must Read

Siç e dimë në shoqërinë tonë kosovare gratë që një kohë të gjatë kanë luftuar për njohjen dhe pranimin e tyre si të barabartë me gjininë e kundërt.

Ato kanë mbajtur gjithmonë një shtyllë stabiliteti, duke u përkujdesur për anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa mirëqenia po ashtu edhe shëndeti i tyre gjithmonë kanë mbetur të anashkaluar. Si të vegjël në shumë shtëpi kosovare gratë janë rritur dhe edukuar asisoj që të luajnë një rol të tillë, duke anashkaluar veten dhe të mos e konsiderojnë atë rol si diçka të çuditshëm.

Në shumë shtëpi edhe tani në shekullin e 21 shëndeti i grave nuk konsiderohet si prioritet dhe kjo gjë është mjaft diskriminuese. Ato konsiderohen vetëm si mjet prodhues i familjes ndërsa shëndeti i tyre riprodhues nuk konsiderohet fare. Një ndër problemet madhore dhe gjithashtu mjaft të rrezikshme që gratë mund të hasin në jetën e tyre është kanceri i gjirit.

Por, edhe për këtë kemi shumë anashkalime pasi që gjiri keq-interpretohet vetëm për objektivizma seksual e konsiderohet si pjesë kyçe e gjinisë femërore dhe që gjinden aty vetëm për pëlqim apo validim nga gjinia e kundërt.

Fatkeqësisht seksualizmi i tillë ndoshta ka bërë që gratë në vendin tonë të neglizhojnë shëndetin e tyre, edhe pse mund të jenë mjaft të informuara rreth sëmundjeve, e sidomos nëpër vendet ku ka ende një numër të madh të këtyre shoqërive patriarkale.

Sëmundja nuk zgjedh moshë, origjinë apo arsimim. Duhet të jetë prioritet i çdo gruaje, mirëqenia dhe shëndeti i vetës. Kjo sëmundje mund ti ndodhë kujtdo. Sfidat më të mëdha që mund të shfaqen në sistemin riprodhues të grave si në botë po ashtu edhe në vendin tonë janë kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës.

Ky lloj i kancerit mund të shfaqet edhe tek meshkujt por është më i përhapur tek femrat. Në ditët e sotme, kanceri i gjirit renditet në vend të dytë pas kancerit të lëkurës, i cili shfaqet pavarësisht racës apo etnicitetit të gruas.

Fatkeqësisht, fakti që mesatarisht çdo e teta grua vuan nga kanceri është mjaft dëshpërues. Por nga ana tjetër, nëntë prej dhjetë grave kanë shfaqur progres në luftimin e kësaj sëmundjeje mjaft të rrezikshme.

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për çdo grua të bëjë ekzaminimet parandaluese të rregullta si: rregullisht të bëjë vetë-ekzaminimin e gjirit së paku një herë në muaj; të bëhet ekzaminimi klinik, ku preferohet të behët një herë në vit; Sipas nevojës mjeku juaj mund të ofroj të behët edhe ekzaminimi me ultratinguj; dhe pas moshës 40 vjeçare mamografia rekomandohet detyrimisht një herë në dy vite.

Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është çelësi i shëndetit dhe mirëqenies suaj kështu duke ndërtuar zakone pozitive shëndetësore për jetën tuaj.

Bazuar në studimet ë bëra nga projektit CARES edhe pse gratë ishin mjaft të informuara rreth shëndetit riprodhues të tyre, prapë neglizhimi për kontrolla të rregullta tek gjinekologu apo ekzaminimi parandalues ishte më se i dukshëm. Shumica e grave tregojnë interes në vizitë tek gjinekologu vetëm pasi që të jetë lajmëruar ndonjë shenjë që nuk e kanë pasur më herët.

Lehtë mund të themi se gratë nuk i shfrytëzojnë të gjitha mundësit e zbulimit të sëmundjes në kohë apo mundësit e parandalimit të shfaqjes fillestarë të kësaj sëmundje. Zbulimi i kësaj sëmundje më kohë dhe parandalimi luajnë rol shumë të rëndësishëm në një shërim sa më të lehë dhe më të suksesshëm.

Në hulumtimet e mëtejshme vërejmë se prej 2050 të anketuarve 36% prej tyre kanë apo edhe kanë pasur një të afërm me këtë lloj sëmundje gjë që duhej ta bëj vetëdijesimin dhe përgjegjësinë për ruajtjen e shëndetit edhe më prioritar e të rëndësishëm, se që është në realitet. Fatkeqësisht gjatë studimeve të bëra gjithashtu vërehet një numër i madh i të anketuarve, ku 48% e tyre nuk kishin bërë asnjëherë kontrolla ekzaminuese.

ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health Sector / “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qëllimet kryesore të këtij projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit, ngritjën e vëtëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues, konferencë ndërkufitare etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, dhë në Mal të Zi është bashkëfinancues Ministria e Administratës Publike.

Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhë Gjakovë në Kosovë.

 Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e njoftimit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

 Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img