26,12,2024

Kujdes, prindër: Ja çfarë rreziku përbëjnë lodrat plastike për fëmijët

Must Read

Lodrat e një fëmije mund të paraqesin një rrezik të madh shëndetësor për ta, për shkak të shtimit të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar ekspertët.

Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një kërkim i ri.

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është freksibël (e butë), për shembull një bretkosë.

Autori kryesor i studimit, Richard Bearden II nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias, tha: “Njerëzit nuk e mendojnë vërtet se si mund të arrijnë të marrin viruse nga objekte jo të gjalla”.

“Ata mendojnë se i marrin ato nga njerëzit e tjerë. Fëmijët janë shumë të brishtë dhe të prekshëm nga marrja e sëmundjeve të caktuara infektive, sepse ato marrin në duar ose fusin në gojë objekte të huaja dhe sistemet e tyre imunitare nuk janë plotësisht të zhvilluara”.

Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se ndodh kontaminimi viral përmes lodrave të përbashkëta në kopshte apo shtëpi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img