15,11,2024

Kujdes – ky artikull i shkakton sëmundjet më të këqija: Menjëherë largojeni nga menyja!

Must Read

Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, ekspozimi ndaj bisfenolit-A është shumë i përhapur në gjithë botën.

Për t’u kujdesur më mirë për shëndetin tonë, është e nevojshme që çdo ditë të hamë ushqim të freskët, ndërkaq të shmangim atë në konserva, sepse mund të përmbajë kimikatin shumë të dëmshëm, transmeton Telegrafi.

Domatja e konservuar

Brendësia e ambalazhit të shumicës së artikujve të konservuar përmban bisfenol-A (BPA), kimikat i cili është si estrogjeni dhe i cili çrregullon aktivitetin hormonal të organizmit.

Hulumtimet e lidhin BPA-në me sëmundjet e zemrës, dëmtimin e zorrëve, sterilitetin dhe me probleme të tjera riprodhuese.

Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, ekspozimi ndaj bisfenolit-A është shumë i përhapur në gjithë botën.

Edhe pse të gjithë artikujt e konservuar nuk janë për t’u brengosur, domatja e konservuar është posaçërisht e dëmshme, sepse për shkak të thartirës së saj të lartë BPA-ja mbetet në të. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img