Ndonjëherë mendojmë se rreziku i vërtetë për fëmijën është loja në hapësirë pasi atje mund të vritet, nuk e njohim mirë ambientin dhe për pasojë nuk e dimë cili mund të jetë rreziku i radhës, rrezik konsiderohet edhe qarkullimi i makinave etj.
Por e dini se fëmija është i rrezikuar edhe në shtëpi? Portali informues-edukativ“Për nënat” ka listuar 7 prej objekteve që përbëjnë rrezikshmëri.
Këto janë 7 rreziqet:
Ambienti mund të shkaktojë alergji tek fëmija prandaj duhet të kujdeseni për ta pastruar vazhdimisht me anën e një cope të lagur.
Tiganët dhe tenxheret që nuk ngjisin. Mendohet se janë shumë të mira pasi nuk përdorni yndyrë, por për fëmijët nuk është kështu. Ato kanë një veshje të dëmshme për shëndetin. Këshillohen enë prej gize dhe guri.
Kujdes me përdorimin e klorit. Pra nuk duhet të përdoret në pastrimin e shtëpisë apo veshjeve të fëmijës pasi mund të jetë helmues. Duhet të përdorni solucione dezinfektuese pa përmbajtje klori.
Kujdes me ujin e rubinetit. Fëmija nuk duhet ta konsumojë, ose të paktën duhet të përdorni më parë një filtrues uji.
Produktet e tualetit tuaj janë një tjetër rrezik për fëmijën deri në momentin që nuk janë BIO. Ato përmbajnë kimikate të dëmshme për fëmijën dhe mos harroni se ju jeni në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën e tij.
Ajri i shtëpisë nuk është aq i pastër sa mendoni ju. E ajrosni të paktën 10 minuta në ditë shtëpinë tuaj në dimër në mënyrë që të parandalohet edhe myku.
Kujdes me divanët dhe kolltukët. Nëse ato në prodhim i janë nënshtruar një trajtimi që nuk lejon mbajtjen e njollave, duhet të mos përdorni veshje mbrojtëse pasi nga kontakti me fibrën e copës do të lirohen elementë toksikë për shëndetin e fëmijës.