Lajme

Kryeziu: 20 zyrtarë e ish- zyrtarë po hetohen për keqpërdorime

By FerizajPress

April 18, 2016

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, Nexhat Kryeziu, ka thënë se janë rreth 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndërmarrjes publike banesore janë duke u hetuar nga policia dhe prokuroria për keqpërdorime të ndryshme, prokurim, kthim mjeteve, vjedhje në këtë institucion dhe firma private.

Ai në një intervistë për emisionin “Puls” të KTV-së ka theksuar se tërë këto vite në këtë ndërmarrje ka pasur nepotizëm, ka familjarë, miq të politikanëve, ish-kryetarë të komunave dhe njerëzve të fortë siç quhen në publik”.

“Merre me mend, menaxhmentet kanë bërë kthim të paligjshëm të investimeve nga kjo ndërmarrje, e po ashtu edhe shitja e aseteve apo lokaleve të kësaj ndërmarrje nuk është bërë në mënyrë transparente. Kam themeluar një komision dhe po ashtu është duke u hetuar edhe kjo çështje”, ka thënë më tej ai.