18,05,2024

Kryetari Svarqa viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të uruar festën e Kurban Bajramit

Must Read

Kryetari Svarqa viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të uruar festën e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Ferizajt me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të shprehur urimet e përzemërta krerëve të këtij institucioni.
I pari Ferizajt gjatë kësaj vizite u shoqërua nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri dhe nga disa drejtorë të qeverisë komunale.
Në urimin e tij kryetari Svarqa shprehu dëshirat më të mira që të punohet bashkërisht në të gjitha fushat për ndërtimin e një shteti sa më të fuqishëm.
“ Ashtu siç i kemi bërë traditë takimet me rastin e festave fetare edhe sot jemi në bashkësinë Islame të Ferizajt ku u pritëm nga krerët e këtij insitucioni , me të cilët u uruam së bashku për këtrë festë që simbilizon sakrificën , solidaritetin dhe paqen.
Ne përmes këtij urimi drejtuar Bashkësisë Islame dëshirojmë që t’i urojmë edhe të gjithë qytetarët e Fertizajt edhe nga këtu me dëshirën që të punojmë bashkë sa më shumë në të mirën e të tjerëve siç është mësimi fetar i cili nuk dallon nga mësimi laik dhe ai shkencor , po ashtu shfaqëm nevojat për sa më shumë humanizëm , sakrificë, kultivimin e ndjenjës së dashurisë, tolerancës në mënyrë që të punojmë për ditë më të mira . Prosperiteti e perspektiva na duhen më shumë se kurrë andaj lutemi që e nesërmja të na gjejë më të bashkuar e më të lumtur” tha kryetari Svrqa në urimin e tij.

Kreu i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa edhe gjatë vizitës së sotme në Bashkësinë Islame të Ferizajt shprehu falënderiminin për të gjitha komunitetet fetare që bashkëpunojnë ngushtë me institucionet lokale në secilin rast ku shfaqet nevoja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img