03,07,2025

Kryetari Svarqa pret në takim humanisti italian Don Sandro Shaboleta

Must Read

 

Ferizaj.09.11.2017.Të enjten numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim humanistin italian, Don Sandro Shaboleta, i cili është edhe Qytetar Nderi i Komunës së Ferizajt. Në takimin që zhvilloi kryetari Svarqa, ishte i pranishëm edhe Alberto Micheletti, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dr. Burim Karameta si dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë këtij takimi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharremi Svarqa, ka falënderuar humanistin Don Sandro Shaboleten për gjithçka që ka bërë për qytetin e Ferizajt, gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit.

Kryetari Svarqa tha se prej fillimit të bashkëpunimit që ka komuna e Ferizajt me humanistit Don Sandro Shaboleta janë mjekuar 85 fëmijë dhe 44 paciente të rritur në Itali, që shumica prej tyre kanë qenë nga qyteti ynë.

E nga ana tjetër edhe humanisti Don Sandro Shaboleta, ka thënë se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përkrah gjithçka që është nevoja.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit që ka Komuna e Ferizajt me humanistin italian si dhe gjetja e modaliteteve të reja për shkëmbimin e studenteve nga Ferizaj për t’i kryer studimet e tyre në Itali.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img