27,07,2024

Kryetari që kursen shtetin, harxhon vetëm 12 euro e 80 cent

Must Read

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si çdo javë tjetër po vazhdon me publikimin e shpenzimeve të zyrës së tij.
Ai këtë javë ka shpenzuar një shumë minimale të cilën një person mund ta shpenzojë gjatë ditës, transmeton Indeksonline.
Tahiri ka harxhuar vetëm 12 euro e 30 cent.
“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 25 deri më 29 qershor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: shpenzimet e Kryetarit 12.80 euro”, thuhët në një njoftim, transmeton Indeksonline.
Tahiri që nga ardhja në krye të komunës për çdo javë publikon shpenzimet e tij.
Ai bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img