13,09,2025

Kryetari i Nishit, më parë e ngritë shtatoren rosakut Donald sesa të Skënderbeut

Must Read
Ilustrim

Perishiq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Beta, thekson se e konsideron si sulm politik propozimin e Musliut, pasi Nishi nuk ka lidhje fare me Skënderbeun.

“Unë e njoh historinë madje e njoh mirë por Skënderbeu nuk ka asnjë lidhje serioze me ne”, – ka thënë ai. Kryebashkiaku Perishiq, shton më tej se “qindra banorë të Nishit kanë më shumë lidhje me Bujanocin dhe të afërm sesa Skënderbeu me këtë qytet”. “Sa për të ngritur monumente, më mirë ta bëjmë me një hero të filmave amerikanë si rosaku Donald apo dhe Brus Lee-ja”, – ka shtuar ai me ironi.

Zoran Perishiq, kryetar i Nishit

Jonuz Musliu dha propozimin e tij disa ditë më parë, duke theksuar se Skënderbeu ka një lidhje historike me Nishin, pasi kur u kthye nga Turqia, me 300 kalorës shpëtoi një qytet serb duke luftuar me turqit.

Këshilli komunal i Bujanocit vendosi së fundmi heqjen e emrit të Karagjorgjeviqit nga sheshi kryesor i qytetit dhe emërtimin e tij si Sheshi “Skënderbe”./opinion.al/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img