18,05,2024

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare në Maltë

Must Read

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, po merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, nga 26-28 prill.

Nga vendet e regjionit, që nuk janë pjesë e BE-së, është duke marrë pjesë vetëm Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Në ditën e parë të konferencës, është mbajtur takimi i kryetarëve të Komisioneve për punë të jashtme dhe është shtruar darkë nga nikoqiri Luciano Busuttil, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit të Maltës.

Konferencës sot do t’i Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Evropian, David McAllister, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, George Vella, ministër i punëve të jashtme të Maltës, Carmelo Abela, ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës, Ċensu Galea, nënkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, si dhe personalitete të tjera, pjesëmarrëse në konferencë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img