17,05,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot në vizitë Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Shkëlqësinë e Saj, znj. Tamar Ziv

Must Read

Paraditen e sotme, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Shkëlqësia e Saj, znj. Tamar Ziv zhvilloi vizitë zyrtare në Ferizaj, ku u prit nga i pari i Komunës, Kryetari Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti.

Në këtë takim, kryetari Aliu njoftoi Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, për mundësitë që ofron Ferizaj, historikun e zhvillimit, fushat ekonomike perspektive, ku edhe mund të krijohet në të ardhmen e afërt mundësi të bashkëpunimit. Në këtë vizitë, Kryetari Aliu bashkë me Ambasadoren Shkëlqësinë e Saj, znj. Tamar Ziv, vizituan edhe pllakën përkujtimore të vendosur tek Stacioni i Trenit në Ferizaj, kushtuar kujtimit të hebrenjve të deportuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe Kisha e Xhamia në Ferizaj, që ndajnë të njejtin oborr dhe që paraqet një të veçantë të Ferizajt.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, në shoqërim të Drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, vizitoi edhe kompanitë “Tefik Çanga Design” dhe “FERPLAS” e gjithashtu edhe fenomenin e bifurkacionit të lumit Neredime, atraksion ky turistik i Ferizajt e më gjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img