Gjatë ditës së sotme kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim biznesmenin, veprimarin e çështjes kombëtare, kryetarin e bizneseve shqiptare në diasporën shqiptare në Gjermani dhe themeluesin bashkë me vëllezërit e tij të gjigandit të ekonomisë “AWR ABBRUCH” në Gjermani.
“Kënaqësi e veçantë të mbyll javën e punës me biznesmenin, veprimarin e çështjes kombëtare, kryetarin e bizneseve shqiptare në diasporën shqiptare në Gjermani dhe themeluesin bashkë me vëllezërit e tij të gjigandit të ekonomisë “AËR ABBRUCH” në Gjermani. Shembujt e tillë, si të gremasit, mikut tim Nazmi Viqa, janë jo vetëm krenari e jona por edhe shans i artë që bizneset nga këtu e deri larg në Gjermani, t’i shtrijnë njëra-tjetrës, dorën e bashkëpunimit, për t’i sjellë mijërave familjeve, dhjetëra bizneseve, Ferizajt e Kosovës, mirëqenien e garantuar” ka shkruar kryetari Aliu.