08,06,2025

Kryetari Aliu priti karateistët e klubit “Kastrioti”, i uron për sukseset dhe i siguron mbështetjen

Must Read

Zyra e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu sot ishte hapësira ku sportistët e Klubit të Karatesë “Kastrioti” bashkë me drejtuesit e tyre, shpalosën sukseset e arritura së fundi në Kampionatin Botëror të Karatesë për Fëmijë, me ç’rast dy sportistet Denisa Shabani dhe Hana Shamolli dhe të tjerë arritën rezultate kulminante ku e para u shpall e artë në kategorinë U12 + 40 Kg në kumite kurse e dyta zuri vendin e pestë në kategorinë U12 -35 Kg.

Garueset bashkë me drejtuesit e trajnerët e Klubit të Karatesë u pritën nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili duke i uruar për angazhimin e pakursyer dhe rezultatet domethënëse në këtë disiplinë sportive tha se qeverisja e tij ka plan të veçantë masash që po zbatohet për zhvillimin e masivizimin e sportit, rrjedhimisht, fuqizimin dhe avancimin e bashkëpunimit me klubet sportive.

Tutje, drejtuesit e Klubit të Karatesë “Kastrioti”, Gani Mahalla, Halil Mahalla trajneri Raif Musa dhe të tjerë, u shprehën falënderues për pritjen që i rezervoi i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe mbështetjen që ofroi për kultivimin dhe avancimin e sportit të karatesë.

Qyteti ynë mishëron sukseset sportive, qytetarët dhe bizneset që ndër dekada kanë përkrahur klubet sportive, rezultatet e të cilave kanë bërë krenar çdo ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img