Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar partnerët e koalicionit dhe ekipin e kabinetit te tij, me të cilin do te qeverisë Ferizajn në katër vitet e ardhshme.
Me këtë rast Aliu ka thënë se kabineti qeverisës i tij , përbëhet edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera me të cilët është pajtuar që të zbatohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Në ekipin qeverisës përveç drejtorëve nga radhët e PDK-së janë përfshirë edhe përfaqësues nga AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe Iniciativa Qytetare “Ne Mundemi”.
Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Aliu.
Lulzim Aliu ( nënkryetar i Komunës -PDK
Afrim Llabjani (Drejtor i Arsimit)-PDK
Sebahate Ajeti-Sadiku (Drejtor për Buxhet dhe Financa)-PDK
Sabri Murseli (Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër)-PDK
Burim Bajrami (Drejtor i Bujqësisë)-PDK
Arbër Bytyqi (Drejtor i Urbanizmit )-PDK
Kemajl Emini (Drejtor për Shëndetësisë)- PDK
Meriton Hajdini(Drejtor i Infrastrukturës)-PDK
Besnik Berisha (Drejtor i Administratës)-Nisma Socialdemokrate
Arben Halili (Drejtor i Shërbimeve Publike)-AAK
Xhemile Murati (Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport)- AAK
Balton Dërguti (Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim)-Ne Mundemi
Albion Sherifi ( Shef i Kabinetit të Kryetarit)
Selim Marevci(Zëdhënës i Komunës)
Must Read