27,07,2024

Kryetari Ahmeti: I lus qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të shitësve të tokave

Must Read

Ahmeti, në rrjetin social facebook, ka shpjeguar arsyet e rrënimit të një objekti pa lejë që i ishte bërë një rasti social nga ana e Inspektoratit të Komunës, objekt i cili për më tepër ishte ndërtuar në pronë komunale.

Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

Para dy jave dy qytetarë ishin duke më pritur para komunës për të biseduar.

– kryetar, kemi ardh me diskutu diçka urgjentisht

– cili është problemi?

– ka ardh inspekcioni me na thënë se duhet me i rrënu shtëpitë që i kemi pa leje

– a me të vërtetë i keni pa leje?

– po

– a ju ka thënë inspekcioni më herët që nuk bën me ndërtu pa leje

– po

– dhe ju keni vazhdu

– po

– kur ka qenë kjo?

– para dy muajsh

– pse keni ndërtu pa leje? pse nuk keni ardh me kërku leje, dhe edhe në qoftë se nuk keni pas mundësi me pagu e kishim diskutu para se me ndërtu

– nuk kemi mujt me marr leje, se nuk është toka jonë

– e në tokë të kujt po ndërtoni?

– të komunës që na e ka shit njani

– po ndërtoni pa leje në tokë të komunës dhe keni ardh me kërku ndihmë prej meje

– erdhëm me kqyr qysh me ja bo

Kur mërrin në këtë fazë nuk ka më qysh me ja bo. Pastaj në tv po dalin skena të rrënimeve që nuk janë të mira për askënd. I lus qytetarët e Prishtinës që të mos bijnë pre e mashtrimeve të shitësve të tillë të tokave e të materialeve ndërtimore. I lus qytetarët që ti drejtohen drejtorisë së urbanizmit, e ata në kushte të rënda sociale drejtorisë së shëndetësisë e mirëqenies sociale.

Unë inspektorëve nuk i tregoj ku me shku e ku mos me shku, e çka me rrënu e çka mos me rrënu, sepse nuk e kam atë të drejtë. Kur të konstatohet ndërtimi pa leje nga inspektorati, ata nuk kanë të drejtë të vijnë e të më pyesin çka me bo, sepse janë të detyruar të zbatojnë ligj. Përndryshe kanë përgjegjësi penale. Prandaj, mos detyroni inspektorët të bëjnë punën që më së paku e kanë dëshirë. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img