Asocacioni i Komunave të Kosovës sot ka mbajtur një takim virtual me kryeministrin Avdullah Hoti për të dhënë mendimin e tyre rreth mundësisë për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme për shkak të numrave në rritje të rasteve me infektim nga koronavirusi.
Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, konfirmoi për klankosova.tv se kryetarët e komunave i kanë dhënë dritën e gjelbër kryeministrit për vendosjen e masave të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë, por duke kërkuar që të mos bllokohet ekonomia.
“Këshilli i AKK-së i dha përkrahje kryeministrit në ndërmarrjen e masave të reja për shpëtimin e jetës së qytetarëve. U dha përkrahja çdo masë të re e në masa të reja mund të vijë edhe Gjendja e Jashtëzakonshme. Por, në përgjigje u tha se duke ruajtur shëndetin publik, zhvillimi ekonomik nuk duhet të ndalet”.
Ibrahimi tha se të dielën e kanë takimin e Komitetit ku edhe do të vendoset më konkretisht se cilat janë masat e reja.
Ndërkaq, ai njoftoi se me kryeministrin kanë diskutuar edhe për hallin e qytetarëve me ujin e pijshëm që po mungon në disa komuna, tash kur ka më së shumti nevojë.
Pas mbledhjes është deklaruar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që tha se ka dalë kundër shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakoshme.
Kryetarët e komunave përkrahin kryeministrin për masat e reja, përfshirë edhe Gjendjen e Jashtëzakonshme
Must Read